E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë ndaj krimit të sofistifikuar?!!!

Share

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shprehej me tone triumfaliste dje, pas arrestimit të Viktor Gushit, duke thënë se sa më i sofistifikuar të bëhet krimi, aq më e fortë do të jetë goditja e shtetit shqiptar.

Dhe ne, duke qenë se Nishani ose nuk e di çfarë është krimi i sofistifikuar, ose e tha pa e menduar atë fjalë, i kujtuam që do të bënte mirë të luftone një herë krimin e rrugës, siç janë vjedhjet dhe vrasjet ordinere, pastaj të merret me krimin e sofistifikuar.

Dhe kjo, për shkakun se ky krim është present në gjithë vendin dhe po terrorizon qytetarët.

Shembulli është i freskët. Një ditë pas arrestimit të Viktor Gushit, një tjetër Viktor ka terrorizuar qindra qytetarë në qendrën tregtare ETC, duke u kërkuar paratë dhe duke kërcënuar qytetarët se do i vriste. Për çudi, edhe pse është një qendër e madhe dhe duhej të kishte forca sigurie dhe policie, ai ka mundur që të largohet i qetë pas këtij akti.

Nuk dihet ende nëse ai ishte i armatosur, por imagjinoni nëse do të ishte dhe do të kishte hapur zjarr. Mund të kishte shkaktuar një tragjedi të vërtetë, duke parë numrin e madh të njerëzve në qendrën tregtare.

Prandaj, përpara se të flasë për krimin e sofistifikuar, ministri Nishani do të bënte mirë të merrte masat për krimin ordiner, sepse tashmë qytetarët nuk ndjehen më të sigurtë, pas ngjarjeve të fundit të dhunshme, që kanë shkaktuar edhe viktima.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›