Vatra: “Vota për PD-në është votë për kombin, votë për realizimin e aspiratave kombëtare

“Ky proces është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë. Në këto katër vitet e shkuara, Shqipëria ka njohur arritje historike, arritje që janë rezultat i qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim të Kryeministrit Berisha. Anëtarësimi në NATO dhe ritmet e shpejta drejt anëtarësimit në BE janë dëshmi e vlerësimit të reformave të guximshme të asaj qeverie. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një situatë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ekonomike në një kohë krize ekonomike botërore, rritje e mirëqenies, vepra të rëndësisë kombëtare si rruga Durrës - Prishtinë janë fakte të pamohueshme të vërtetuara nga shumë miq të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë të vlerësuara e të mbështetura nga SHBA. Këto fakte përbëjnë arsye bindëse që ne sot t’i kërkojmë çdo qytetari shqiptar që në datën 28 qershor, me votën e tij të garantojë vazhdimësinë e vendit dhe të kombit shqiptar në këtë rrugë të sigurt suksesi”
“Vota për PD në këto zgjedhje është votë për kombin dhe ecjen e tij në rrugën e zhvillimit e modernizimit. Vota për PD sot është votë për realizimin e aspiratave kombëtare”.
Kjo ka qenë thirrja që Federata Panshqipatre “Vatra”, i ka adresuar dje zgjedhësve shqiptarë.
Duke ju bërë thirrje zgjedhësve që të marrin pjesë në zgjedhje, Federata Panshqiptare “Vatra”, e ka lidhur këtë eveniment me ecurinë e mëtejshme demokratike të Shqipërisë.
“Federata Panshqiptare ‘Vatra’ po ndjek me shumë vëmendje përgatitjet për zgjedhjet e 28 qershorit, që do të jenë një ndër hapat më të rëndësishëm për ecurinë e zhvillimeve demokratike në Shqipëri. U bëjmë thirrje vëllazërore gjithë shqiptarëve me të drejtë vote të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe me dinjitet e ndjenjë të lartë qytetarie të mbështesin ecjen e sigurt të Shqipërisë drejt përparimit dhe integrimit të plotë të vendit”, thuhet në deklaratën e “Vatra”-s.
Duke i lidhur më tej këto zgjedhje, me zgjedhjet e para pas anëtarësimit në NATO, “Vatra” shprehet më tej se këto arritje historike janë edhe rezultat i qeverisë dhe vizionit të Kryeministrit Sali Berisha.
“Ky proces është i pari për Shqipërinë si një anëtare e NATO-s, dhe si i tillë duhet të pasqyrojë dhe të justifikojë besimin që Aleanca më e madhe e globit i dha Shqipërisë. Në këto katër vitet e shkuara, Shqipëria ka njohur arritje historike, arritje që janë rezultat i qeverisjes me vizion kombëtar e përkushtim të Kryeministrit Berisha. Anëtarësimi në NATO dhe ritmet e shpejta drejt anëtarësimit në BE janë dëshmi e vlerësimit të reformave të guximshme të asaj qeverie. Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një situatë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ekonomike në një kohë krize ekonomike botërore, rritje e mirëqenies, vepra të rëndësisë kombëtare si rruga Durrës - Prishtinë janë fakte të pamohueshme të vërtetuara nga shumë miq të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë të vlerësuara e të mbështetura nga SHBA. Këto fakte përbëjnë arsye bindëse që ne sot t’i kërkojmë çdo qytetari shqiptar që në datën 28 qershor, me votën e tij të garantojë vazhdimësinë e vendit dhe të kombit shqiptar në këtë rrugë të sigurt suksesi”, citon më tej “Vatra” në deklaratën e saj.
Nëpërmjet thirrjes, “Vota për PD në këto zgjedhje është votë për kombin dhe ecjen e tij në rrugën e zhvillimit e modernizimit. Vota për PD sot është votë për realizimin e aspiratave kombëtare”, Federata Panshqiptare “Vatra”, në përfundim të deklaratës së saj fton “çdo qytetar të Shqipërisë që 28 qershorin ta kthejë në një plebishit demokratik për t’i siguruar atdheut tone të dashur zhvillim dhe për katër vitet e ardhshëm. Në veçanti u bëjmë thirrje mbështetësve të opozitës të gjejnë dinjitetin e kurajën ta hedhin votën atje ku e dikton interesi kombëtar, pa rënë pre e dëshirave për përfitime personale. ‘Vatra’ kërkon nga të gjithë votuesit të respektojnë me fanatizëm standardet demokratike të zgjedhjeve dhe me votën e tyre të lartësojnë nderin e Shqipërisë”, përfundon deklarata.
...