Vau Dejës, plagoset me armë zjarri 19-vjecarja
Në fakt autori nuk kishte për qëllim të qëllonte mbi 19-vjecaren por mbi të atin e saj. Nga të dhënat paraprake mësohet se autori dhe i ati i vajzës kishin një konflikt dhe ka qënë ky i fundit objektivi i sulmit por plumbat kanë prekur vajzën.
SHKODER- Kishte në objektiv të atin por plagosi vajzën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në fshatin Lac të Vaut të Dejës ku shtetasi Xhaferr Hoxha 60 vjec plagosi me armë zjarri 19-vjecaren Lumnije Smajli.
Në fakt autori nuk kishte për qëllim të qëllonte mbi 19-vjecaren por mbi të atin e saj. Nga të dhënat paraprake mësohet se autori dhe i ati i vajzës kishin një konflikt dhe ka qënë ky i fundit objektivi i sulmit por plumbat kanë prekur vajzën, Lumnije Smaljin duke e plagosur në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë së qarkut Shkodër të cilët po bëjnë dokumentimin edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autori i krimit është kapur pak minuta pas ngjarjes, ndërsa e plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori dhe e plagosura janë komshinj dhe se konflikti ka qënë për motive të dobëta.
(e.n/News24/BalkanWeb)