E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJK,shqyton vendimin për referendumin

Komiteti për mbrotjtjen e kushtetutës kërkon prej gjykatës kushtetuese shfuqizimin e vendimit të KQZ-së i cili mohon mundësinë e zhvillimit të referendumit popullor për ndryshimin e kushtetutës. Pala nismëtare e përfaqsuar nga avokati Bledar Fejzo kërkoi në këtë seancë dëgjimore shfuqizimin e vendit të KQZ-së për dhe interpretimin e neneve 150/1 dhe 177 të kushtetutës. Sipas komitetit drejtues për mbrojtjen e kushtetutës, KQZ ka marrë atributet e kësaj gjykate duke bërë interpetimin e kushtetutës.
Ndërkaq, kreu i komisionit qëndror të zgjedhjeve Çlirim Gjata në mbrojtje të vendimit të marrë nga organi që ai drejton tha se vendimet e KQZ-së janë administrative dhe si të tilla ankimi duhej të ishte bërë në një gjykatë normale. Ai tha gjithashtu se KQZ-ja hodhi poshtë pretendimin e nismëtarëve pasi ishin individë dhe jo subjetet politike apo organizatë. Komiteti për mbrojtjen e kushtetutës ka ankimuar pak muaj më parë në gjykatën kushtetuese vendimin e komisionit qëndor të zgjedhjeve për të zhvilluar një referendum popullor për ndryshimet që iu bënë kushtetutës me 21 prill të këtij viti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›