E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë barrikadat në veri të Kosovës

Rrugët në veri të Kosovës mbeten sërish të bllokuar. Ndërmjet Rudares dhe Jarinjes, rrugët janë bllokuar me drunj ndërsa në Bërnjakë nuk ka barrikada, por një grup i vogël njerëzish nuk e lejojnë qarkullimin e automjeteve.
 

Sipas mediave serbe, të gjitha automjetet kalojnë nëpërmes rrugëve alternative në vendet ku ka bllokada. Barrikadat ende po funksionojnë me kujdestari gjatë natës.
 

Ndërkaq, B92 raporton se persona të panjohur mbrëmë kanë qëlluar në drejtim të zyrës së kryetarit ilegal të Komunës së Mitrovicës, Krstimir Pantic.
 

Përveç dëmtimeve të vogla në objekt nuk ka patur të plagosur. Policia thotë se nuk i di motivet dhe se nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›