Vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e çështjes qipriote
Lefkosha - Liderët e komuniteteve në Qipro dje janë takuar sërish në kuadër te bisedimeve për ti gjetur problemit qipriot një zgjidhje të gjithanshme. Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Mehmet Ali Talat dhe Lideri i Greko-qipriot Kristofias në takimin që zhvilluan dje në zonën tampon të kontrolluar nga KB trajtuan për 4 orë e gjysmë çështjen e pronësisë.
Presidenti i RTQV Mehmet Ali Talat në deklaratën që bëri pas takimit në lidhje me zgjidhjen e problemit të pronave tha se "mendojmë se duhet marrë edhe mendimi i personit që ka braktisur pronën, vetëm se gjatë marrjes së vendimeve përfundimtare për bazë do të merren kriteret për të cilat kemi rënë dakord.
Në lidhje me deklaratën e Kristofiasit "që të drejtat e emigrantëve mbi pasuritë e tyre janë të patjetërsueshme", Presidenti Talat u shpreh: "ne e kemi njohur të drejtën e pronësisë. Pala turke kërkon që fati i pronave të braktisura të përcaktohet në përshtatje me kriteret dhe me një nga metodat e shkëmbimit-dëmshpërblimit dhe rikthimit.
Takimi i radhës mbi pronat do të mbahet në 5 mars.