KLSH të ushtrojë kontroll
Tiranë - Partia Socialiste ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që të ushtrojë kontroll për spotet televizive të qeverisë. Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Dalipi, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "transmetimi në ekranet kombëtare dhe lokale i këtyre spoteve është një veprim që bie ndesh me legjislacionin dhe aktet nënligjore të nxjerra nga Kryeministri, por prodhon edhe një fushatë negative para zgjedhjeve të 28 qershorit".