Vazhdojnë edhe sot bisedimet Kosovë-Serbi
BRUKSEL- Dita e dytë e raundit të fundit të bisedimeve mes të Prishtinës dhe Beogradit është përmbyllur në mesnatë. Dialogu ndërmjet palëve pritet të vazhdojë edhe mëngjesin e sotëm, ndërsa zyrtarët e BE-së shpresojnë se do të arrihet edhe marrëveshja.
Çështja më e ndjeshme për diskutim mësohet se mbetet fusnota me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale. Radio Evropa e Lirë raporton se nuk është e qartë nëse ajo do t'i referohet vetëm Rezolutës 1244 dhe mendimit të GJND-së apo edhe Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Siç është raportuar edhe më herët, Prishtina dhe Beogradi po diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Ky raund i dialogut vjen pas disa muajsh ndërprerje, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale. Autoritetet kosovare kanë këmbëngulur në përfaqësimin e tyre si shtet, përderisa ato serbe kanë insistuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.
(m.a/BalkanWeb)