Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria
ATHINE - Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatin mbi projekt-ligjin e këmbimit të bonove, ministri i Financave Evangelos Venizelos deklaroi se Greqia ka nevojë për programin e ri që të mos bëhet si Shqipëria dhe Moldavia.
Kreu i financave greke iu është përgjigjur partive SYRIZA dhe partisë Komuniste duke thënë se "Greqia ka tre zgjidhje: Zgjidhja e parë është që të vazhdojë programin PSI, e dyta është falimentimi i koordinuar brenda euros, por edhe ky do mbështetjen e partnerëve dhe e treta është falimentimi dhe dalja nga euro, e cila është zgjidhje katastrofike".
"Falimentimi i Greqisë do të thotë mbyllje e bizneseve, mosmundësi e eksporteve dhe importeve, rafte bosh, dobësim në furnizim me ushqime, karburant, dhe barna", tha Venizelos.
Duke komentuar zgjidhjen e tretë, Venizelos shtoi se "nuk mund të imagjinohet çdo të thotë kjo; Greqia do të kthehet në vitet '50, sepse disa bëjnë politikë që të fitojnë vota. Problemi është nëse grekët do të udhëhiqen në shkatërrim dhe varfëri, do të radikalizohen politikisht. Do të kemi një Greqi që do të kthehet në nivelet e një vendi si Shqipëria ose Moldavia", ka shtuar Venizelos.
Ministri shpjegoi se programi i ri dhe PSI, do të çojnë vendin në një situatë të qëndrueshme fiskale dhe do të lehtësojnë borxhin grek me 110 miliardë euro.
Ndërkaq me herët në një intervistë për televizionin Mega, Venizelos tha se "Nuk ekziston rreziku i falimentimit, as i rrënimit të ekonomisë", dhe nënvizoi se "disa po e braktisin përfundimisht mendimin se zgjidhja për Greqinë është falimentimi dhe dalja nga euro". Greqia lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me euron, theksoi Venizelos.
«Ka një përgjigje për spekulatorët, për të gjithë ata që investojnë shumë shpresa për përfitime të konsiderueshme në rënien e ekonomisë greke dhe daljen nga euro» tha ai.
Venizelos sqaroi se me kredinë e re do të forcohet likuiditeti në ekonomi, qoftë nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve të shtetit ndaj bizneseve, qoftë përmes bankave në të cilat, pas rikapitalizimit, shteti do të ketë shumicën e aksioneve.
Sipas ministrit, dalja nga recesioni i viteve të fundit do të vijë me përshpejtimin e ndryshimeve strukturore, por edhe me uljen e çmimeve, sidomos ato të konsumit të gjerë.
Referuar burokracisë dhe mentaliteteve që duhet të ndryshojnë, ministri i financave vuri në dukje se mjaft investime të rëndësishme vonohen pikërisht për shkak të mënyrës së funksionimit të shtetit.
Ministri i Financave ndër të tjera tha se për të zbatuar programin e ri kërkohet "punë, punë, punë," dhe foli për nevojën e një "fushate kombëtare" për ta kthyer vendin në një mjedis pozitiv për investime, sepse vetëm kështu sic tha, do të ndihmojmë të papunët, zhvillimin dhe të ardhurat e ulëta. Venizelos më parë kishte bërë apel për rikthimin në Greqi të depozitave të transferuara jashtë vendit.
***
Masat që do të nevojiten për vitet 2013 dhe 2014 do të diskutohen në muajin qershor, bëri të ditur ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë, Kandelis Kapsis, duke folur në kanalin televiziv NET.
Kapsis theksoi se që të japë rezultate marrëveshja që u arrit të martën në takimin e eurogrupit për reduktimin e borxhit grek, "duhet të bëjmë ndryshime kolosale".
"Ajo që kërkohet nga qeveritë e ardhshme është se çfarë ndryshimesh do të realizohen, me qëllim që të bëhet produktive ekonomia", nënvizoi zëdhënësi i qeverisë.
I pyetur lidhur me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Kapsis përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen sapo të përfundojë kontrata për kredinë.