I jepet sot lamtumira e fundit, Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli
TIRANË- Në orën 03.00 një aeroplan ushtarak i NATO-s ka mundësuar sjelljen në Atdhe të trupit të pajetë të Kapiten Feti Voglit, Dëshmorit të Atdheut, i rënë në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.
Arkivoli metalik i mbuluar nga flamuri kombëtar është mbajtur në krahë nga shokët dhe kolegët e të ndjerit, të shoqëruar nga trumpetat dhe vaji i të afërmeve të ushtarakut që qanin me dhimbje humbjen e djalit të tyre.
Në momentin e mbërritjes së arkivolit në bazën ushtarake të Rinasit ishin të pranishëm dhjetëra drejtues të lartë të ushtrisë shqiptare, shokë dhe kolegë të kapiten Voglit efektivë të batalionit special Berrettat e Kuqe në Zallherr.
Pasi ka lënë Rinasin makina mortore e shoqëruar nga një kortezh i gjatë automjetesh është ndalur për rreth një orë në morgun e spitalit Nënë Tereza.
Në orën 5:40 minuta arkivoli i të ndjerit është futur në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Baldushk, si për tu çmallur me ta, për të fundit herë.
Mbyllet ceremonia mortore familjare e kapiten Feti Voglit
Ora 10:00- Rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm trupi i pajetë i Dëshmorit të Atdheut, Feti Vogli është transportuar drejt Pallatit të Kongreseve, ku do të zhvillohet ceremonia zyrtare mortore. Deri më tani trupi i Voglit kishte qendruar pranë familjes, ku dhe i janë bërë ndëerimet e fundit nga të afërmit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mbërrin në Atdhe trupi i Feti Vogli, sot lamtumira e fundit