E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë kërkimet për Mladiçin

Paqeruajtësit evropianë në Bosnjë kanë kontrolluar shtëpi që i përkasin familjes së ish gjeneralit serb të Bosnjës, Ratko Mladiç, që kërkohet nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë. Njoftimet thonë se nuk ka patur arrestime, por se u morën disa objekte për ekzaminime. Ka më shumë se 10 vjet që Ratko Mladic kërkohet nga Gjykata e Hagës. Ai është një nga personat e profilit më të lartë që ende nuk është kapur pas arrestimit vitin e kaluar të udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç. Arrestimi i zotit Mladiç është kusht kyç i vendosur nga BE për t'i dhënë mundësi Serbisë të kërkojë anëtarësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›