E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitet e tranzicionit të Kosovës në mendimet e Paskal Milos

Në këtë vit të parë jubilar të pavarësisë së Kosovës Paskal Milo sjell realitetin e atyre viteve të një krize të madhe të popullit shqiptar të Kosovës. "Ditari i një ministri të jashtëm", Konflikti i Kosovës 1997-2001." Dhe "Kosova nga Rambuje në Pamvarësi" janë dy librat e ish ministrit të jashtëm të asaj kohe, kur shqipëria hapi kufijtë e saj dhe çdo derë familjeje për të pritur vëllezërit kosovarë. Në pritjen e organizuar në Hotel Tirana mernin pjesë personalitete të politikës dhe ata të cilët përballuan me sukses kohën e krizës kosovare, përfaqësuesit e qeverisë së atëhershme Majko. Ish ministri i jashtëm i asaj kohe kërkon të sjellë në vemendjen e shqiptarëve atë realitet të vrazhdët të atyre viteve. Ato vite të cilat përshkruan me nota të forta krizën shqiptare të Kosovës, që sharruan të shprehnin dhe pasqyronin kontributin e ndërkombëtarëve. Poshqiptarët ku mbetën? Në këtë sens, këtë herë në rolin e historianit dhe diplomatit jashtë petkut të përkatësisë politike Paskal Milo vlerëson përballjen e shqiptarëve në mbështëtje të popullit të Kosovës. Autori bën një rezyme të të gjithë asaj përiudhe në këto dy libra, të cilat reflektojnë gjëtë dhe i përkasin n jë përiudhe jot ë shkurtër shkrimi. Ka mbledhur me kujdes çdo detaj vit pas viti, për tua servirur shqiptarëve në mënyrën më të mirë të mundshme, përmes një fryme letrare që një historian dhe personalitet si ai di të përdorë mirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›