E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë luftimet në Siri, 80 viktima

SIRI- Vazhdojnë luftimet në Siri ku vetëm gjatë ditës së sotme raportohet për 80 viktima, ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë nga skadimi i ultimatumit të vendosur nga OKB për tërheqjen e trupave të regjimit. Të enjten Këshilli i Sigurisë së OKB miratoi në unanimitet një deklaratë me të cilën fton Damaskun të respektojë skadencën e 10 prillit për t’i dhënë fund të gjitha operacioneve ushtarake.

Por sipas të dhënave të organizatave opozitare dhuna nuk ka ndalur, përkundrazi është përshkallëzuar dhe raportohet për 200 viktima që nga dita e enjte. Pikërisht sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun ka akuzuar qeverinë siriane se po shkel marrëveshjen me Këshillin e Sigurimit të OKB-së për tërheqjen e trupave, ndërsa kërkoi nga autoritetet siriane që të ndërpresin menjëherë operacionet ushtarake.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›