E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, sulmohet me kundër-ajror aeroporti kryesor

JEMEN- Persona të armatosur, besnikë të presidentit të rrëzuar të Jemenit, Saleh kanë sulmuar ndërtesat në aeroportin kryesor të vendit me kundër-ajror, duke i detyruar autoritetet që ta mbyllin atë.

Sulmi erdhi si reagim ndaj shkarkimit të shefave ushtarakë, të emëruar nga ish presidenti. Dy zyrtarë të aeroportit në Sana thanë për CNN se Komandanti i Forcave Ajrore tashmë i shkarkuar nga detyra, ka paralajmëruar se do të rrëzojë çdo avion që niset apo ulet në këtë aeroport nëse nuk plotësohen kërkesat e tij.

Komandanti Mohammed Saleh al-Ahmar, është një prej disa prej të afërmve të ish presidentit Saleh që refuzon të lërë postin. Sulmi i sotëm nxjerr në pah sfidat me të cilat përballet presidenti i ri i Jemenit, i cili u zotua se do ta spastrojë ushtrinë, mekanizmat e sigurisë dhe qeverinë nga besnikët e Salehut.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›