Posta Shqiptare marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Turqisë
TURQI- Drejtori i Postës Shqiptare Arqile Gorea firmos marrëveshje bashkëpunimi me homologun e tij turk, Osman Tural. Memorandumi i bashkëpunimit është firmosur në Turqi gjatë forumit të parë turko-shqiptar të biznesit e ekonomisë, organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Bursave të Turqise.
Në ceremoninë e firmosjes së këtij memorandumi ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha si edhe zv. kryeministri turk Babaxhan.
Ky memorandum parashikon shkëmbimin e përvojave, si edhe bashkëpunimin mes dy administratave postare në shumë aspekte, si në implementimin e sistemeve të transfertave financiare apo në implementimin e teknologjive të larta dixhitale në shërbimet që ky institucion ofron.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)