Bahren, 5 mijë vetë protestojnë, përleshje me policinë
MANAMA- Përleshjet kanë shpërthyer mes policisë dhe më shumë së 5 mijë protestuesve në Bahren. Demostrata e organizuar në veri të kryeqytetit Manama u organizua për të kërkuar lirimin e të burgosurve, që akuzohen për drejtimin e protestave pro demokracisë të vitit të kaluar.
Njëri prej tyre ndodhet në grevë urie prej 58 ditësh dhe tashmë është dërguar në spital pasi rrezikon jetën. Ministria e Brendshme e Bahrenit deklaroi se protestuesit qëlluan me kokteil molotov, shufra hekuri dhe gurë kundër policisë.
Protesta e sotme vjen në një kohë kur sa vjen dhe rritet presioni ndaj krerëve të Formula 1 për të anuluar garën Grand Prix që është planifikuar të mbahet në 20-22 prill në Bahren.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)