E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë përleshjet në Greqi

Athinë - Përleshje të tjera mes protestuesve dhe policisë filluan sot përpara fakultetit të Agronomisë të Athinës, i marrë nën kontroll nga studentët, ndërkohë që grupe të rinjsh kanë bastisur dyqanet dhe ndërtesa publike në disa lagje të kryeqytetit grek, njoftoi një burim policor.

Shumë rrugë kryesore të qytetit grek janë bllokuar tërësisht ose pjesërisht,ndërsa në mbi 120 shkolla të mesme në gjithë vendin nxënësit kanë braktisur mësimin dhe kanë mbyllur dyert e tyre. Konfrontime janë zhvilluar para rajoneve policore të zonave,Pire, Korridhalo,Patision,Halandri,Glifadha dhe Shën Dhimitri .Në 6 prej ketyre rajoneve janë shkaktuar dëme materiale. Në Koridhallo ku ndodhet edhe burgu me i madh i Greqisë pas një mitingu prej 700 nxënësish të shkollavë të mesme ka ndërhyrë policia duke hedhur bomba me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën . 12 persona janë shoqëruar ndërsa është plagosur një i moshuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›