E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë përpjekjet e Realit për Antonio Valencian

Përpjekjet e Realit të Madridit vazhdojnë akoma për të marrë futbollistin e Uiganit, Antonio Valencia. Konfirmimi për negociatat vjen nga menaxheri i lojtarit, Diego Herrera.

Në një deklaratë të fundit ai është shprehur: “Reali i Madridit ka shfaqur dëshirën për Antonion. Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, pasi jemi në kontaktet e para. Skuadra e Realit pritet të hyjë në negociata të plota në fillimin e javës së ardhshme. Të shohim se çdo të ndodhë në ditët e ardhshme.”

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›