Gjyqi i mafies në Itali, dëshmitari: Berluskoni i lidhur me mafian

Një dëshmitar në gjyqin e mafias në Itali akuzoi kryeministrin Berluskoni për lidhje me botën e krimit.
"Forza Italia", shprehje e përdorur shpesh publikisht nga Berluskoni, ka lindur si rezultat i tratativave mes Shtetit dhe Mafias".
Këto kanë qenë fjalët e dëshmitarit Massimo Ciancimino.Ai dha deklarime në procesin kundër gjeneralit të karabinierëve Mario Mori.
Dëshmitari në sallën e gjyqit, atakoi një fazë të tretë, për lidhjet mes Cosa Nostra-s dhe istitucioneve të shtetit, pas masakrës së vitit 1992.
Dëshmitari tha se për këtë ka edhe një provë, një letër me shkrim dore e nisur nga Bernardo Provenzano për Berluskonin.
"Ishte një paralajmërim për t'u rikthyer tek ato rradhë nga të cilat jo si njeri, por si entitet politik, Berluskoni është fryt", tha dëshmitari Ciancimino në gjykatë.
Ai shtoi se babai i tij, ish- kryebashkiak i Palermos ka qenë ndërmjetës mes familjes mafioze dhe një këshilltari të afërt të kryeministrit Berluskoni, Marcello dell'Utri.
Nuk kanë vonuar reagimet politike menjëherë pas dëshmisë.
"Shpesh kur mafia kërkon të diskretitojë kundërshtarët zgjedh jo t'i asgjesojë, por të sulmojë ashpër legjitimitetin e tyre", ka thënë ministri italian i drejtësisë, Angelino Alfano.
Vetë Berluskoni artikuloi reagimin e tij të përhershëm: akuzat janë të pavërteta dhe për më tepër, pjesë e një fushate kundër tij nga gjykatat.