E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë protestat në Kroaci

Policia kroate është përplasur me të paktën 15 mije protestues anti-qeveritarë të mbledhur në sheshin kryesor të Zagrebit për të dytën ditë radhazi, me kërkesë parësore largimin e qeverisë. Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur kur dhjetëra të rinj u përpoqën të kalonin kordonët me policë, që nuk i lejuan ata të avanconin drejt ndërtesës së kryeministrisë. Protestuesit i qëlluan forcat e rendit me shkopinj dhe gurë, ndërsa këta të fundit u përgjigjen me gaz lotsjellës. Policia kroate lajmëroi se 60 protestues kishin përfunduar në pranga, ndërsa 12 efektivë dhe 13 qytetarë kishin mbetur të plagosur. Shumë kroatë fajësojnë qeverinë për situatën e rendë ekonomike dhe korrupsionin e lartë. Vetë kryeministrja Kosor ka kërkuar që t?i jepet fund protestave, duke paralajmëruar se mungesa e stabilitetit mund të minojë aspiratat e vendit për t?u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›