E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima në Tunizi nga protestat

Tre persona janë vrarë gjatë përleshjeve mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë në kryeqytetin e Tunizisë, në protestat e para që prej rrëzimit të ish-presidentit Ben Ali. Policia përdori gaz lotsjellës, por edhe plumba të vërtetë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur përpara ministrisë së Brendshme në Tuniz. Në vend janë rikthyer manifestimet, këtë herë me kërkesë parësore largimin e kryeministrit. Dëshmitaret raportojnë luftime mes protestuesve dhe forcave të rendit, që kane qëlluar për të përballuar vërshimin e demonstruesve drejt objekteve qeveritare. Në një deklaratë për mediat, ministria e Brendshme konfirmoi tre viktima, ndërsa saktësoi se shumë të tjerë mbetën të plagosur. Në pranga kanë përfunduar mbi 100 persona, me akuzën për prishje të rendit publik.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›