Zgjedhjet në Irlandë, opozita shpall fitoren
Lideri i opozitës në Irlandë, Enda Keni, deklaron se partia e tij ka fituar një mandat historik për të qeverisur vendin në zgjedhjet parlamentare. Votat nuk janë numëruar plotësisht, por serish partia e opozitës pret të jetë forca më e madhe në parlament, edhe pse pa shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme vendin. Partia që ka dominuar skenën politike në Irlandë, Fiana Fail, ndodhet përballë një disfate të rendë, e ndëshkuar pikërisht për shkak të krizës së thellë ekonomike që po kalon vendi.
Shpërndaje