Vazhdojne protestat ne Siri Tunizi dhe Egjipt
Të paktën 37 persona u vranë, gjatë 170 protestave që u zhvilluan në të gjithë Sirinë, të premten, që u shndërrua në ditën simbol të revoltës.
Shumë prej viktimave janë nga qyteti Homs dhe Hama, ku protestuesit kërkuan krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtje nga NATO, misioni i të cilës luajti një rol vital në Libi për të rrëzuar ish-udhëheqësin Muamar Gedafi.
Lidhja Arabe i ka dërguar një "mesazh urgjent" qeverisë Siriane, duke denoncuar "vrasjet e vazhdueshme e civilëve", të cilët kanë marrë pjesë në protesta.
Komiteti ndërministror i kërkoi gjithashtu Damaskut të "marrë masat e nevojshme" për të mbrojtur civilët.
Qeveria e Presidentit Bashar al-Assad thotë se trazirat po ushqehen nga bandat e armatosura dhe ekstremistët e huaj.
Gazetarë të huaj kanë qenë të penguar kryesisht nga raportimi nga vendi, duke e bërë të vështirë për të konfirmuar ngjarjet në terren.
Në total, mbi 3000 persona kanë humbur jetën, gjatë protestave që nisën në Mars.
Protesta tw ashpra kanw vazhduar edhe nw Tunizi ku ushtria vendase qëlloi në ajër për të shpërndarë protestuesit ne qytetin Sidi Buzid (Sidi Bouzid), të revoltuar pas anulimit të kandidatëve të partisë “Lista Popullore”, e renditura e katërta ne zgjedhjeve të përgjithshme.
Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.
Në qytetin e njohur, si vendlindja e revoltës që rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Ben Ali u vendos shtetrrethimi nga ora 18.00 deri në orën 4.00 të mëngjesit.
Udhëheqësi i partisë Ennahda, Rashid Ganushi tha se dhuna u provokua nga grupe të lidhura me ish-presidentin.
Pavarësisht garancive partia fituese shihet me frikën se me kalimin e kohës mund të ndryshojë politikën e saj.
Ganushi premtoi të forcojë rolin e grave në politikën tuniziane. “Qeveria nuk do të bëjë asnjë përpjekje për t’i detyruar të mbajnë shami”, tha ai.