E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saif al Islam Jam i pafajshem skam bere krime lufte

Saif al-Islam, djali i ish-liderit libian Muamar Gadafi ka thënë se është i pafajshëm dhe se nuk është i përfshirë në krimet kundër njerëzimit.

Prokurori i përgjithshëm i gjykatës ndërkombëtare të Hagës, Luis Moreno Ocampo, u shpreh se bisedimet janë mbajtur me anë tre ndërmjetësuesve.

39-vjeçari Saif al-Islam, tashmë prej muajsh po qëndron i fshehur.

Saif al Islam e sheh vetë-dorëzimin në Hagë si rrugëzgjidhjen e vetme për të shpëtuar i gjallë, pas vdekjes së kolonelit libian.

Bashkë me të në gjykatën ndërkombëtare mund të dorëzohet edhe ish-shefi i shërbimeve sekrete të Libisë, Abdullah al Senussi.

Sipas të dhënave të fundit, Saif ndodhet në Niger, i mbrojtur nga një grup mercenarësh afrikanë.

Por burime pranë shërbimeve sekrete libiane deklaruan se shteti i Nigerit u ka kërkuar dy të arratisurve shifra shumë të larta për t’u ofruar strehim afatgjatë.

Pak ditë më parë shërbimet sekrete britanike njoftuan se forcat speciale janë vënë në ndjekje të të birit të kolonelit.

Saif u arratis nga Sirte në momentet kur babai i tij u kap dhe u vra nga rebelët.

Një urdhër-arresti i lëshuar për Saif al-Islam, në qershor i cili e akuzon atë për vrasje dhe persekutim.

Dokumenti pretendon se ai ka luajtur një rol thelbësor në sulme sistematike ndaj civilëve në qytete të ndryshme të Libisë të kryera nga forcat e sigurisë i Gadafit në muajin shkurt.

Urdhër-arrestin e lëshuar ndaj Saif al-Islam erdhi së bashku me urdhër të shefit të inteligjencës Abdullah al-Sanussi, i cili besohet të jetë ende në arrati.

Ish-udhëheqësi libian, i cili u rrëzua në gusht, pas gjashtë muajve të konfliktit civil, si dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri, pas luftimeve të ashpra në qytetin e Sirtes.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›