Vazhdojne shperthimet ne Athine
Ne Athine eshte rregjistruar nje tjeter shperthim prane dy institicioneve bankare.Nje bombe shpertheu mbreme para nje godine ne te cilen jane vendosur zyrat e bankes greke Alpha dhe nje filial i Institutit te kredise franceze Setelem. Lajmi eshte bere publik nga policia lokale e cila ka shtuar se nuk ka pasur viktima apo te plagosur. Incidenti ndodhi ne lagjen Kipseli dhe per momentin nuk eshte marre persiper nga asnje grup.