Papa i bën thirrje besimtarëve katolik të ndjekin mësimet
Romë - Papa Benedikti i XVI-të kremtoi sot meshën e vigjiljes së Pashkëve në Bazilikën e Shën Pietrit. Ai i bëri edhe një herë thirrje besimtarëve në mbarë botën të ndjekin mësimet e kishës dhe të dalin ngadhënjimtarë mbi çdo pështjellim të kohëve tona.
Besimtarët katolikë kremtuan vigjiljen e Pashkëve edhe në Betlehem. Me dhjetëra të krishterë ishin mbledhur në kishën e lindjes së Krishtit, ku zhvilluan edhe ceremoninë tradicionale të ndezjes së qirinjve.