Joshihiko Noda, kryeministër i ri i Japonisë

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 14:00
Parlamenti i Japonisë ka zgjedhur ish-ministrin e Financave, Joshihiko Noda, në postin e kryeministrit të vendit.
Ai do të jetë kryeministri i gjashtë i Japonisë në pesë vitet e fundit.
Votimi pro Nodës pason zgjedhjen e tij kryetar të Partisë Demokratike.
Noda, i parë si konservator fiskal, do të përballet me një mori problemesh, përfshirë rimëkëmbjen e pas-cunamit, krizën bërthamore, ekonominë e ngadaltë dhe rritjen e juanit.
Ai pason Naoto Kanin, i cili ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga posti i kreut të ekzekutivit.