Procesi kundër Perishicit më 6 shtator

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 14:30
Gjykata e Hagës ka njoftuar se ish-shefi i ushtrisë jugosllave, Momcilo Perishic, më 6 shtator do të përballet me gjykimin, nën akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Perishic po ndiqet penalisht për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës, në periudhën 1992-95, për bombardimin e Zagrebit më 1995 dhe për Masakrën e Srebrenicës.
Prokurorët kanë kërkuar burgim të përjetshëm për ish-shefin e ushtrisë jugosllave.