E Diel, 1 Nëntor 2026

Sms-ja tradhton 25-vjecarin kapet me 13 kg hashash ne Kakavije

Nje 25-vjecar eshte arrestuar nga policia pasi eshte identifikuar si personi qe po transportonte drogen per ne shtetin grek

Vijojne operacionet antidroge ne pikat kufitare te vendit tone. Paraditen e djeshme jane sekuestruar 13 kg hashash ne piken kufitare te Kakavijes. Policia kufitare ka arrestuar edhe personin qe po transportonte lenden narkotike per ne shtetin grek. Sipas policise ne pranga eshte vene nje 25-vjecar. I arrestuar eshte shtetasi Erion Trifoni nga qyteti i Fierit. Sipas te dhenave paraprake Trifoni prej disa vitesh ishte emigrant ne Greqi. Droga ishte paketuar ne 11 pako dhe ishte futur ne nje cante te zeze qe gjate kontrollit te policise nuk i dilte askush per zot.

Kontrolli


Policia kufitare tregon se kishin marre sinjalizime lidhur me transportin e lendes narkotike. Erion Trifoni lindur dhe banues ne Fier emigrant ne Athine eshte arrestuar ne flagrance teksa ka qene duke udhetuar me autobusin e linjes Likometaj - Travel drejt Athines. Sipas policise informacionet e marra ne rruge operative flasin per nje personin qe do te transportonte droge me kete linje. Menjehere pas ketyre sinjalizimeve forcat e rendit u detyruan qe te zhvillojne nje aksion kontrolli ne te gjithe autobuset e linjes nderkombetare Shqiperi - Greqi ne piken doganore te Kakavijes. Pas sinjalizimit menjehere jane perforcuar sherbimet ne Piken e Kalimit ne Kakavije ku gjate gjithe mbremjes kane ushtruar kontrolle te rrepta ne te gjithe autobuset e linjave nderkombetare Shqiperi - Greqi. Sasia e lendes narkotike eshte pikasur rreth mesnates ne nje valixhe brenda autobusit te linjes Fier - Athine. Policia sakteson se rreth ores 2300 te se premtes eshte bere ndalimi i mjetit ne kufi ka nisur dhe kontrolli i cantave. Nga kontrolli i ushtruar ka mbetur nje valixhe qe nuk pranonte asnje pasagjer. Droga ishte e vendosur ne 11 pako me leter natribani. Policia konfirmon se kane qene 13 kg marijuane e zbuluar ne nje autobus te linjes Fier - Athine.

Arrestimi

Pasi kane gjetur canten me lenden narkotike policia ka kontrolluar pasagjeret per te gjetur se kujt i perkiste malli. Ne momentin qe policia po zhvillonte kontrollin 25-vjecari i trembur po perpiqej ti conte sms nje numri shqiptar per te lajmeruar personin tjeter se cfare po ndodhte. Ne sms-ne e kapur nga policia 25-vjecari po i shkruante personit tjeter te perfshire Me kapen. Ne keto moment uniformat blu kane vene ne pranga transportuesin e saj 25-vjecarin Erion Trifoni nga qyteti i Fierit i cili ishte emigrant ne Athine. Nderkohe policia po heton mbi lidhje te mundshme te 25- vjecarit me rrjetin e droges. Pas arrestimit te te riut autobusi se bashku me pasagjeret ne perfundim te veprimeve paraprake hetimore dhe procedurale rreth ores 0030 eshte lene i lire te vazhdoje rrugen per ne Athine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›