E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon beteja e numrave

PD vazhdon të kryesojë bindshëm në Shkodër. Nga numërimi i 64 kutive nga 95 gjithsej, Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 13730 vota kundrejt kandidatit socialist, Uruçi me 8093 vota

Në Elbasan kryesimin e garës vazhdon ta mbajë Qazim Sejdini, në garë për rikonfirmimin në krye të bashkisë. Sipas rezultatit paraprak ai ka 13562 vota, kundrejt Durim Hushit te PD-së, që ka marrë 9113 vota. Numërimi u ndërpre gjatë natës për shkak të lodhjes së numëruesve dhe rinisi mëngjesin e sotëm.

Në Korçë Niko Peleshi kryeson me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit demokrat Andrea Mano, dhe sipas të dhënave të servirura nga partitë Peleshi ka marrë 15 459 vota kundrejt kandidatit demokrat 13 030 vota. Ka ende kuti për numërim, por diferenca ka bërë që mbështetësit e Peleshit të nisin që mbrëmë festimet.

Në Durrës vazhdon betejë e ashpër mes Dakos e Xhaferajt. Numërimi i 80 kutive nga 165 që janë në total nxjerr në krye Dakon e PS-së me 16 547 vota kundrejt Xhaferaj me 15 472 vota.
Në Fier beteja u mbyll me fitoren e Baftjar Zeqos i PS me 16022 kurse PD me Ilir Belen 11854.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›