E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon beteja per Qarkun e Fierit

Pas maratonës së gjyqeve për qarkun ne Fier, janë zhvilluar dy mbledhje të Këshillit të Qarkut, njëra e thirrur nga kryetari i këshillit të qarkut që paguhet si i tillë Artur Shehu dhe tjetra e thirrur nga pretenduesi për kryetar Vangjel Ndreka.
Të majtët kanë zhvilluar mbledhjen në prani të deputetëve socialistë duke deklaruar se ata kanë shumicën në Këshill me 55 këshilltarë. Pak minuta më vonë në mbledhjen e drejtuar nga Shehu është sqaruar se shumica në Këshillin e Qarkut Fier i takon Aleancës për qytetarin dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe vendimet gjyqësore të dhëna nga gjykata e Faktit në Fier dhe ajo e Apelit në Vlorë.

Aleanca për të Ardhmen ka prezantuar një numër prej 55 anëtarësh në Këshillin e Qarkut të Fierit, ndërsa Aleanca për qytetarin 49 anëtarë. Por bazuar në këto shifra Këshilli i Qarkut të Fierit rezulton me 104 anëtarë nga 96 që është realisht numri i anëtarëve të qarkut. Ky konfuzion shifrash vjen sepse Aleanca për të Ardhmen ka zhvilluar mbledhjen duke përfshirë anëtarët, të cilët janë me mandat të pezulluar nga gjykata, ndërsa Aleanca për Qytetarin nuk i ka përfshirë në mbledhje anëtarët e saj me mandat të kontestuar. Janë të paktën 10 keshilltarë për secilën palë, mandatet e të cilëve janë pezulluar nga gjykata deri në gjykimin përfundimtar nga ana e saj për këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›