E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama mosmirenjohje ndaj shqiptareve qe vizitojne vendin

Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me deklaratat e Ramës për turizmin. Sipas zëdhënëses së kësaj force politike Silvi Bardhi, Rama sot ironizoi turizmin duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet, për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre. Partia demokratike e ka quajtur kreun socialist mosmirënjohës ndaj shqiptarëve që vizitojnë vendin e tyre gjatë verës.
“Lidhur me ironizimin e turizmit etnik nga ju zoti Rama, tregon thjesht mosmirënjohjen e tij ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që vijnë gjatë verës nga
rajoni dhe mbarë Europa për të kaluar pushimet duke shijuar dhe shplodhur me bukuritë mahnitëse të dheut të tyre të dashur. Ne jemi krenarë me ta dhe shumë
mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata”-deklaroi Bardhi
Ndërkaq Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sipas zëdhënëses së PD-së, sepse Shqipëria pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni çdo ditë mbi të, është shpallur çdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze, si destinacion turistik kryesor i planetit.

“Bumi i jashtëzakonshëm turistik, pra rritja e numrit të turistëve, nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo maxhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut –Destinacionin kryesor turistik të botës”-përfundoi zëdhënësja Bardhi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›