E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bylykbashi Aparature per te dhenat e votuesve

Bashkëkryetari i Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat deklaroi se do të futet për herë të parë në procesin zgjedhor një aparaturë elektronike, ndërkohë që procedurat e tjera do të mbeten standarde. Kjo apaarturë sipas tij shërben për të thjeshtuar votimin në mënyrë që të ruhet integriteti i votimit dhe për të shmangur bllokimin.

“Pajisja elektronike do të regjistrojë automatikisht të dhënat e identitetit duke respektuar integritetin e tyre. Kemi pasur në fokus që pavarësisht teknologjisë elektronike, që të ruhen të dhënat personale të votuesve. Do shmangen shumë probleme kështu, ndërsa procedurat e votimit do të jenë transparente”- tha ai.

Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore në nivel ekspertësh do të punohet ende që të mbyllen dhe disa probleme brenda afatit që kërkon parlamenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›