MSH i ndërpret marrëdhënien e punës Xhavit Hajdarit

Ministria e Shëndetësisë pas kërkesës që ka bërë Xhavit Hajdari për kthim në vendin e punës, i ka kthyer një vendim ku e njofton menaxhmentin e spitalit se Xhavit Hajdarit i ndërpritet marrëdhënia e punës si drejtor ekzekutiv dhe i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të detyrave menaxhuese ose të detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë.Ministria e Shëndetësisë , por edhe menaxhmenti i spitalit rajonal të Gjilanit janë “befasuar” kur ish drejtori i spitalit Xhavit Hajdari ka kërkuar të kthehet në vendin e tij të punës, edhe pse ka një dënim me burgim efektiv prej një viti.
Ministria e Shëndetësisë në vendimin e saj të datës 30 janar 2013 të nënshkruar nga komisioni disiplinor Hajzer Dobra, kryesues dhe Nazmije Kajtazi e Curr Gjocaj anëtar , pasi kanë shqyrtuar kërkesën e Spitalit të Gjilanit dhe pasi janë njoftuar nga Xhavit Hajdari se heq dorë nga drejtori i spitalit të Gjilanit , e kanë njoftuar menaxhmentin e spitalit të Gjilanit se Xhavit Hajdarit i ndërpritet marrëdhënia e punës si drejtor ekzekutiv dhe i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të detyrave menaxhuese ose të detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin dhe shfrytëzimin e pasurisë.
Ndërkaq Abdylatif Latifi drejtor në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se ky vendim i MSH është tejet konfuz dhe me paqartësi të shumta. “Unë do të kërkojë shpjegim shtesë nga drejtoria për personel pranë MSH dhe nëse vendimi qartësohet dhe nuk bie ndesh me ligjet në fuqi ne do të respektojmë çdo vendim të organeve ministrore tha Latifi.
Ndryshe Gjykata Komunale në Gjilan e kishte dënuar dhe shpallur fajtor për ryshfet ish drejtorin e spitalit të Gjilanit Xhavit Hajdarin me një vit burg efektiv dhe dy vite mos ushtrim të pozitës së menaxherit./Indeksonline/