E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestues punesim sezonal nga PS-ja dhe Bashkia Tirane

Protestues pune qe nuk kerkon diplome as master. Lajmerimi del te bashkia. Aplikoni. Mosha nga 14 ne 94 vjec ora e tubimit do te lajmerohet nga organizatoret. Dita e punes kushtonhellip Se si ka filluar kjo arrati politike e Edi Rames do te flasim pak radhe me poshte duke marre ne konsiderate edhe thenien e urte se ujku qimen e nderron por zakonin se harron. Me shkoqur e drejtperdrejt se kaq nuk kane folur here tjeter perfaqesues te kompozuar te opozites e ish-opozites qe ka kaluar ne kampin bashkiak shoqata te bera parti ne prag zgjedhjesh te tjere te punesuar nga Rama ngaqe nuk kane me parti te tyret ndonese diku kane tek-tuk zyra marre me qera. Opozita e bashkuar nderron emrin por jo njerezit e mendimet e ne kete histori te vjeter ne keto dite te reja njoftohemi ashtu si ne nje gazete perditesimesh te lajmerimeve te biznesit apo funeraleve se politikanet opozitare kane vendosur te therrasin protestat. Protestues. Kjo eshte tani puna me e re e ofruar nga e majta e shperndare dhe opozita e bashkuar nen kujdesin e vecante te Partise Socialiste dhe Bashkise se Tiranes nen drejtimin e zotit Edi Rama.

Forca popullore bertet zoti Ngjela zedhenesi i kryebashkiakut qe beson fort ne te drejten anglo-saksone sa here del perpara ndonje kamere e jo kur eshte ndoshta ne procese gjyqesore. E forca popullore qe nenkupton me kete vale protestash avokati kur i drejtohesh apo dedikohesh turmes se militanteve protestues nuk anon aq deshirueshem nga mendja sesa nga dhuna cka enderron te ndodhe ish-kandidati perballe Rames qe akuzonte kryesocialistin per vjedhje. Zoti Gjinushi qe sa here lakon fjalen proteste e dhune ndihet mire e nuk harron te buzeqeshe ka gjithnje ne mendje arkivin e 13 viteve me pare kur gjendej tribunave te dhunshme te protestave ne Vlore ku pershendetej me aq gishta sa mesazh percjellin serbet. Me rikthimin e protestave Edi Rama deshtoi dhe ra ne bursen politike te muajit shtator duke shtuar edhe mosvotimin e Gjykates Administrative e keshilluar nga amerikanet. Bashkiaku ne dileme u mundua te corodiste mjedisin politik me largimin e Paulin Sterkajt nga Partia Demokratike me shpresen se do te ringjalleshin profeci por edhe rutina e ketij tregu lagjeje deformoi thelbesisht ate te drejte vote qe ai kerkon transparencen. Ne deshperim pa alternative pushtetari vendor u bind tu rikthehej veprimeve te rruges si mjet shpetimtar per te qene personazh mediatik ndonese dobia nuk shkon aspak ne adrese te qytetareve.

Perse protestat

Edi Rama nuk ka asnje alternative tjeter qe te merret kush me te vetem te rrije deri me tete maj perballe zyres se Kryeministrit Sali Berisha ne protesta edhe te dhunshme si lajmeroi zedhenesi Ngjela. Per tiu shmangur forces se vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave qe e ben te pashprese iluzionin e tij ai shpiku protestat 30 dite rresht deri diten finale te liberalizimit. Per kete shpiku kete punesim te perkohshem oferte sezonale e Partise Socialiste dhe Bashkise se Tiranes sepse nga shembujt e deritanishem kemi te provuar qe kjo levizje ka konsumuar miliona euro shpenzime.

Ne kete thirrje Rama gjendet rehat sa i perket kualifikimit te atyre qe ka ftuar te permbushe qellimet e tij. Protestues eshte nje pune qe skerkon diplome. Do te jene njerez qe vetem degjojne e flasin dhe bejne zhurme. Tani te gjithe e dime dhe eshte zyrtare se ne mitingjet socialiste shperndahen zarfe me para pa u shqetesuar nese mbikeqyresh nga media televizionet sepse lidershipi ka vendosur fondin e protestave menjane ku duket kane kontribuar perfituesit e ndereve ne punet qe nenshkruan kryesocialisti. Duhet te mendojme se e gatshme eshte edhe infrastruktura e protestes. Besoj se jane miremenduar profesionet e lira qe ofron PS e bashkia pas 15 tetorit. Ato jane ngjashem me ato te mitingjeve dhe te greves se shkuar. Pra vende te lira pune nese mendohet te zgjerohet aktiviteti neper rrethe jane Financier ketu duhet pasur parasysh qe te jesh i besuar i donatorit partiak ne qender ne Tirane. Gardiane. Keta jane pjese e atyre burimeve njerezore nga sektori i militanteve qe perbejne forcen speciale te partise natyrisht do te perzgjidhet nga drejtues te larte partiake te formatuar ne kete drejtim. Te tille jane kryetari PS-se per qarkun Ndreu e i sapoardhuri Sterkaj qe kthehet ne ekip ne formacionin kryesor te 2007-s. Menaxheret. Jane nje tjeter trupe pergatitese qe mbajne listat e pjesemarresve dergojne mjetet e transportit neper fshatra por edhe shume autobuse neper rrethe. Prapavija ka gjithnje kuzhinen pije e ushqim qe per oret e zgjatura ofrohen shpeshhere pa pagese per protestuesit.

Foles. Keta merren tani me shpesh nga ish-e djathta dhe paga e tyre vjen e rritet sepse ata marrin persiper te jene me agresivet lajmetaret e revolucionit rrembimit te armeve marrjes me dhune te institucioneve e te tjera xhevahire fjale. Ketu zakonisht perfshihen Ngjela Gjinushi Zogaj Ndoka Veliaj ndoshta ne kete faze te dyte edhe Mero Baze qe ka nisur te qarkulloje si liber thashethemet e fundit qe i kane mbetur. Protesta nis nje muaj para se BE te marre vendimin e fundit qe e ben ligjore dhe te prekshme marrjen e vizave dhe shpresa e organizatoreve eshte qe te shtyhet kjo date e mallkuar per ta por e bekuar per protestuesit qe jane detyruar sezonalisht te marrin ca para. Vizioni politik i kryebashkiakut me kete ngjarje te re nuk eshte aspak ajo qe presin shqiptaret. Nuk eshte pune me vend kjo protestues sezonal ofruar nga Partia Socialiste dhe Bashkia Tirane. Pastaj po ka kohe prokuroria te pyese nje here Kush paguan

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›