Vazhdon edhe nesër seanca ndaj Mujës

Seanca e sotme ndaj kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës do të vazhdojë edhe nesër. Prokuroria pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre dhe për këtë kanë prezantuar dokumente.
Sipas avokatit të Mujës, Ruzhdi Berisha bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.
“Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, tha Berisha.
Seanca pritet që të vazhdojë nesër në ora 10 me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë. Dëshmitarët janë gjithsej numrin 30./Indeksonline/