Skenderbeu fiton 3-1ndaj Vllaznise

Kampionët u shfaqën kampionë në “Loro Boriçi” duke i bërë një nisje tepër të mbarë Superligës për këtë sezon. Skënderbeu fitoi bindshëm 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase, një takim ku shkëlqeu ai që pritej me më shumë interes, Pero Pejiç. Sulmuesi kroat shënoi të tre golat e korçarëve në një përballje që tregoi epërsinë e një ekipi më të kolauduar dhe me më pak ndryshime.
Vllaznia nuk e nisi keq ndeshjen, madje pati rast për të kaluar e para në epërsi, por me kalimin e minutave u shkërmoq duke bërë gabime në mbrojtje dhe ishin pikërisht këto momente që sollën golat e një Skënderbeu cinik në shfrytëzimin e rasteve.
Pejiç shënoi golin e tij të parë në minutën e 19-të i shërbyer në të djathtë dhe duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje.
Goli i dytë erdhi shpejt, në minutën e 34-ët, në një skenë të ngjashme, veçse këtë herë në qendër të zonës. Të dy gjuajtjet e tij ishin tepër të sakta.
Ndërsa Vllaznia ishte e tronditur, fieraku Dimo i ardhur nga Bylisi mund të kishte shënuar edhe golin e tretë për miqtë, por u ndodh në pozicion të vështirë në momentin e gjuajtjes.
Më tej, kuqeblutë iu afruan golit të parë, por një vonesë në zonë bëri që të shpërdorohej momenti i favorshëm. Me rezultatin 0-2 dy ekipet shkuan në dhomat e zhveshjes.
Fatkeqësia e skuadrës së Shpëtim Duros u bë e plotë me të nisur pjesa e dytë kur sërish Pejiç tregoi aftësinë e tij prej gjahtari golash duke shënuar me qetësi 11 metra larg portës.
Në vazhdim ia vlen të theksohet dëshira dhe besimi i Vllaznisë për të tentuar mrekullinë, edhe pse kjo nuk ndodhi. i vetmi gëzim për tifozët në “Loro Boriçi” ishte goli shumë i bukur i Smajlit 13 minuta para fundit, me topin që u përplas në tra dhe përfundoi në rrjetë.
Në minutat e fundit, shkodranët sërish iu afruan golit, por pa e shënuar dot të dytin. Një fitore e merituar kjo e Skënderbeut dhe një humbje logjike e Vllaznisë që ka bërë shumë ndryshime këtë verë.