E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon gjendja e tensionuar në Iran

Gjendja vazhdon të jetë e tensionuar in Iran, ku dëshmitarët okularë thanë se policia përdori dje shkopinjtë e gomës dhe armët e zjarrit për të shpërndarë një grumbull të vogël njerëzish, që u mblodhën pranë selisë së parlamentit për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve. Vendet perëndimore i kanë shtuar kritikat ndaj përdorimit të forcës nga ana e Teheranit për të shtypur demonstratat. Megjithatë, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, tha të mërkurën se rezultati i zgjedhjeve qëndron, madje u zotua përsëri se nuk do t'i nënshtrohet presionit të protestuesve apo komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›