Vazhdon greva e punonjesve te sektori publik ne Athine

Grevat e sektorit publik sot kane paralizuar sistemin e transportit ne Athine per te dyten dite me radhe nderkohe qe punonjesit reagonin kunder masave shtrenguese te qeverise.
Sherbimet e trenave dhe udhetimet me tramvaje jane pezulluar nderkohe qe tragetet nuk kane levizur nga porti i Pireut.
Slloganet e protestave jane vendosur ne Akropolis nga nje sindikate e punetoreve e mbeshtetur nga komunistet. Gjashte ministra kane dhene doreheqjen nga koalicioni qeverises nderkohe qe kriza politike ne Greqi vazhdon te thellohet.
Ky eshte realiteti. Kjo eshte pergjegjesia jone. Ju bej thirrje ta merrni me seriozitet kete ceshtje. Jam i sigurt se ne do ta kuptojme pergjegjesine tone historike para nesh. Edhe nje here ne do te marrim vendime per hir te vendit tha udheheqesi i Partise Socialiste Jorgos Papandreu.
Presidenti i njeres nga sindikatat me te medha te punetoreve paralajmeroi sot se kriza do te intensifikohet.
Doreheqjet jane pasqyrim i krizes tha Yiannis Panagopoulos.
Pesedhjete e dy vjecari Petros Christodolou banor i Athines shprehu deshperimin e tij me menyren se si Gjermania po merr vendime lidhur me krizen e borxheve greke.
Nese ju pelqen Merkel dhe Sarkozi atehere ne jemi mire. Kete qendrim ka qeveria e tanishme greke u shpreh me zemerim zoti Christodolou.
Koalicioni qeveritar ka premtuar se do te miratoje masat e ashpera shtrenguese qe jane pjese e kushteve per paketen financiare prej 130 miliarde eurosh.
Greqia ka premtuar se do te miratoje keto masa ne nje takim urgjent te dielen pavaresisht nga pakenaqesite e thella te publikut.
Shkurtimet perfshijne uljen e pages minimale me 22 perqind dhe planet per pushimin nga puna te 15 mije punonjesve civil ne vitin 2012 ne nje kohe kur niveli i papunesise eshte mbi 20 perqind dhe ekonomi eshte ne recesion ne vitin e peste me radhe.