E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria: Egjipti po përballet me “komplote"

Përfaqësuesit ushtarakë të Egjiptit kanë paralajmëruar se shteti po përballet me komplotin e përhapjes së kaosit, ndërsa vendi po përgatitet të shënojë njëvjetorin e rrëzimit të ish presidentit Hosni Mubarak.

Gjeneralët që kanë udhëhequr Egjiptin, që nga rrëzimi i Mubarakut kanë lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar se Forcat e Armatosura “nuk do të përkulen ndaj kërcënimeve, nuk do t`iu nënshtrohen presioneve dhe nuk do të pranojnë ultimatumet”.

Kjo deklaratë erdhi në një kohë që Egjipti po përgatitet për një grevë të përgjithshme që ka për qëlllim presionin ndaj ushtrisë për të dorëzuar njëherë e mirë pushtetin. Megjithatë në deklaratat e saj për komplotet, Ushtria nuk iu ka referuar ndonjë grupi të veçantë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›