Atentat në Siri, vritet Gjenerali i ushtrisë në Damask

Agjencia shtetërore e Sirisë ka raportuar se sulmues të armatosur kanë bërë atentat ndaj një gjenerali të ushtrisë në Damask. Sipas Associated Press kjo është hera e parë që vritet një zyrtar i lartë ushtarak në Damask që nga kryengritja kundër presidentit Bashar al Asad, e nisur në muajin mars. Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Mun, ka dënuar sulmet vetëvrasëse të së premten në Alepo të Sirisë ku mbetën të vrarë 28 persona dhe u plagosën 235 të tjerë.
Shpërthimet erdhën në kohën kur forcat e qeverisë po vazhdojnë ofensivën në Homs, ndërsa aktivistët opozitarë thonë se qindra njerëz janë vrarë në javën e kaluar.