E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, Orban vazhdon të sfidojë Brukselin

Pavarësisht tërheqjes nga një pjesë e mirë e nismave ligjore të ndërmarra, të cilat për Bashkimin Europian binin në kundërshtim me ligjet dhe parimet e Unionit, kryeministri hungarez vazhdon të sfidojë Brukselin.

Viktor Orban mbrojti Kushtetutën e re dhe ligjet e vendit të tij në vështirësi financiare duke u shprehur se ata që kritikojnë këto ligje, këto vendime janë persona të motivuar nga lakmia dhe që duan ta mbajnë Hungarinë gjatë gjithë kohës në borxhe.

Qeveria e Orban dhe aleatët e tij kritikohen nga grupe të të drejtave të njeriut dhe nga Bashkimi Europian për ndërmarrjen e nismave ligjore të cilat po e cojnë vendin drejt një autokracie. Vetë kreu i BE-së, Barroso paralajmëroi Budapestin disa ditë me parë se mund të përfundojë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë nëse nuk hiqet dorë nga të tilla nisma.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›