E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kontrabanda në Kosovë

Nga Express më 10 prill 2011 në ora 21:15

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth katër tonë vaj hidraulik për makina të rënda, në terminalin Dheu i Bardhë në kufi me Serbinë.

Sipas policisë, dy traktorë të mbushur me vajin motorik kanë hyrë nga Serbia të dielën në mesditë, kurse pikënisje kishte Iranin.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të Serbisë dhe deri më tash nuk është arrestuar asnjë person.

Në këtë pikë doganore Policia e Kosovës javën e kaluar ka konfiskuar mallra të kontrabanduara.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›