Besa nuk këndon me Manu Chao’n
Vetëm dy ditë më parë këngëtarja ka shkruar në statusin e saj se nuk do të jetë më në këtë koncert. Tani është bërë edhe zyrtare mospjesëmarrja e këngëtares Besa në koncertin e Manu Chaos në Tiranë.
Para disa javëve ishte thënë se ajo do të këndojë në stadiumin “Qemal Stafa” më 12 prill, por më vonë është thënë se ajo nuk do të këndojë në këtë koncert.
Në fillim ishte thënë se Besa do ta bënte edhe hapjen e këtij koncerti, por vetëm dy ditë më parë këngëtarja ka shkruar në statusin e saj në Facebook se nuk do të jetë më në këtë koncert.
“Përshëndetje miq! Për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se Besa nuk do të jetë pjesë e koncertit të Manu Chao të datës 12 prill”, ka shkruar Besa.
Këngëtarja nuk ka dhënë asnjë motiv të mungesës së saj në këtë koncert, ndërsa vetë ajo e kishte lajmëruar me shumë dëshirë më parë këtë pjesëmarrje. Nuk dihet se kush do të jetë këngëtari që do të mbështesë Manu Chao-n në këtë event muzikor, por dihet që ajo nuk është Besa.
Ndryshe, Besa ka qenë njëra prej këngëtareve më të adhuruara në Shqipëri dhe kjo kishte qenë arsyeja pse ajo ishte kërkuar që të këndojë edhe në këtë koncert. Ajo kohëve të fundit nuk ka qenë shumë aktive, ndërkaq shumë media në Tiranë kanë kërkuar shkaqet e kësaj mungese.