E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë akuzat Pacolli-Krasniqi

Ende pa kaluar një jave nga formimi i institucioneve te reja te Kosovës, mes presidentit Pacolli dhe kryeparlamentarit Jakup Krasniqi akuzat kane arritur kulmin. Pas akuzave për shkeljet kushtetuese ne momentin e votimit për qeverinë, presidenti i sapozgjedhur Behgjet Pacolli drejtoi gishtin nga kryetari i Kuvendit, si përgjegjës për këtë keqkuptim. Ne përgjigje te këtyre akuzave te bëra nga Pacolli ne një interviste ne gazetën ?Ekspres?, vete zoti Krasniqi tha se kryetari i Kuvendit nuk mban përgjegjësi për shkeljet individuale te kushtetutës. Ndërkohë, presidenti Pacolli u shpreh i hapur për përballjen me kushtetuesen nëse 30 deputetet do te japin firmat për te çuar këtë çështje ne këtë gjykate. Kjo nuk është hera e pare qe shkëmbehen replika te ashpra mes Pacollit dhe Krasniqit. Pak dite me pare, kryetari i Kuvendit e quajti antiligjor votimin e Pacollit ne krye te shtetit, duke krijuar kështu një tjetër konflikt, edhe me kryeministrin Thaçi.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›