E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna, zyrtarisht e ndarë

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna ka pranuar zyrtarisht se është ndarë nga burri i saj, Rilind Reka, edhe pse nuk dihet se a ka dorëzuar ndonjëri prej tyre dosje në gjykatë për divorc. Tuna është e njohur për deklaratat kontraverze që u jep mediumeve shqiptare. Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 17:30

Altuna Sejdiu, e njohur më shumë me nofkën e saj, Tuna, ka pranuar në një intervistë për një emision në televizionin AL-Sat së është ndarë nga burri i saj, Rilind Reka, me të cilin ajo ishte martuar vitin e kaluar.

Këngëtarja ka thënë për këtë emision se ata janë ndarë, përderisa këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë fakt se ka dorëzuar ndonjë dosje për shkurorëzim me Rilindin në ndonjë gjykatë, përpos asaj që ka thënë se është ndarë nga Reka.

“Deklarata ime oficiale për Al Sat është se është e vërtetë që unë dhe Rilindi nuk jetojmë më bashkë. Kjo deklaratë është e vetmja nga ana ime dhe besoj që do të respektohet nga të gjithë mediumet të shkruara dhe ato të televizioneve”, ka thënë Tuna për këtë televizion.

Realisht, Tuna njihet për deklarata kontradiktore që jep për mediat shqiptare.
Ajo një javë para se të fejohej me Rilindin kishte thënë se çifti pavarësisht se janë bashkë nuk e kanë në plan që të zyrtarizojnë ndonjë fejesë apo martesë. Por, nuk kishte shkuar as katër ditë dhe këngëtarja e kishte zyrtarizuar fejesën më të.

Po ashtu, Tuna ka lëshuar një deklaratë të çuditshme për koncertin e Busta Rhymes në Prishtinë, ku kishte thënë se reperi amerikan nuk i kishte respektuar gazetarët në aeroport, përderisa e vërteta është ndryshe pasi që Busta Rhymes i ishte përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në aeroportin e Prishtinës.

Fundi i lidhjes me Rilindin ka sjellë edhe thashetheme të ndryshme, siç ishte një lajm se ajo është biseksuale. Ajo ka sqaruar se këto janë vetëm thashetheme.

“Nuk është aspak e çuditshme që në këtë rast secili përfiton në mënyrën e vet dhe ndoshta me verbëri u beson disa mediumeve dhe për mua nuk është në rregull të servohen informata të këtilla”, ka thënë këngëtarja me telefon nga Zvicra, e cila prapë nuk ka sqaruar mirë seksualitetin e saj.

Këngëtarja më parë ka qenë në lidhje edhe me reperin “Skillz”, Ledri Vula, pastaj ka pasur një lidhje edhe vëllanë e këngëtarit, Bertan Asllani, ndërkaq në lidhje me Rilindin ishte që disa vjet, kurse fejesa dhe martesa e tyre kishte ndodhur vitin e kaluar.

Në promovim të 2po2

Këngëtarja në këtë intervistë për Al – Sat ka dhënë edhe lajmin se po qëndron në Zvicër për të promovuar albumin e ri të 2po2, “Authentic”.

Ajo si zakonisht nuk ka harruar që të lëvdoj edhe hitin e saj më të ri “Dyshemeje”.

Tuna gjatë këtij viti ka marrë pjesë edhe në disa koncerte që janë organizuar në Kosovë, ku ka kënduar si para – nxehje e koncerteve të disa këngëtarëve amerikanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›