Palombo nuk e lëshon Sampdorian

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 22:11
Angelo Palombo është futbollist i kërkuar në treg por thuhet se ka refuzuar të gjitha ofertat për të mbetur në Sampdoria, pavarësisht rënies së ekipit në Serie B.
Mesfushori italian ka zgjuar interesim nga Juventusi, Napoli, Interi, Fiorentina dhe Lazio.
Mirëpo, sipas Secolo XIX, kapiteni ka refuzuar të gjitha ofertat dhe ka pranuar pagë më të vogël për të qëndruar në Sampdoria. Palombo madje thuhet se mund të vazhdojë kontratën dhe të përfundojë karrierën me klubin nga Genova.