E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: PD nuk do t’i drejtohet Komisionit të Venecias

TIRANE- Sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Eduart Halimi, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në “News24”, ka deklaruar se vendimi më i fundit i Kolegjit Zgjedhor është për t’u përshëndetur. “PD kërkoi t’i jepet fund kalvarit të procesit gjyqësor, ky ishte qëndrimi ynë. Edhe PS-ja kërkonte që t’i jepej fund, por të shpallej Rama fitues. Vullneti i qytetarëve është ai që prevalon, edhe nga këndvështrimi teknik duhet përshëndetur. Këtë kërkojmë prej sistemit gjyqësor, të jetë i pavarur dhe të dalë mbi interesat e palëve; i jap të drejtë të gjithë veprimtarisë së KQZ-së, qëndrimit permanent të kandidatit të PD-së, Lulzim Basha, që duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve. Thotë se procesin KQZ e ka bërë korrekt, super korrekt, sipas Kolegjit”, tha Halimi. Sipas tij, “Kolegji kërkon që jo fletët e kontestuara, por ato të hedhura aksidentalisht në kutinë tjetër do të rivlerësohen. Edi Rama e refuzoi këtë mundësi për votat e kontestuara, ai ushtroi dhunë të paparë në KQZ”. Halimi bëri të ditur se PD-ja nuk do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për fletët e kontestuara. “Kush është i pakënaqur nga vendimet e Kolegjit, mund t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të Strasburgut për të Drejtat e Njeriut”, - theksoi deputeti demokrat.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›