Vazhdon me ritëm të njëjtë
Nga Ardian Jasiqi më 11 janar 2011 në ora 12:45
Këngëtari Shpat Deda pritet që edhe në vitin 2011 të vazhdojë me ritmin e tij të njëjtë krijues. Këngëtari që edhe pse ishte pranuar në RTSH nuk kishte marrë pjesë, në një prononcim për Express Rozë, ka thënë se nuk ka shkuar atje për arsye personale.
“Jam tërheq nga festivali për arsye personale dhe jo për ndonjë arsye tjetër. Kënga ka qenë e gatshme por thjesht kam vendosur që mos të marrë pjesë”, ka thënë ai.
Këngëtari ka shtuar se për momentin nuk ka në plan për të bërë ndonjë spot të kësaj këngë kurse i pyetur për ndonjë këngë të re ai ka thënë se “ka gjasa sepse ende nuk ka vendosur në mënyrë të detajuar si të vazhdoj”.
Ndërkaq sa i përket zhanrit të tij, Deda ka thënë se ai “nuk planifikon të dalë jashtë vetes”.