E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon mobilizimi për të siguruar lidhjet e komunave me akset nacionale

15-02-2012 / Gazeta 55

Ministri i PPTT Sokol Olldashi në Kukës

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi deklaroi të martën nga qarku i Kukësit se, po punohet për të bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve nacionale rrugore në veri të vendit, pasi për shkak të erërave të forta dhe ortekëve ndodh bllokimi i tyre për disa orë.
Gjatë inspektimit të punimeve për mbajtjen hapur të autostradës Durrës-Kukës, konkretisht në Kalimash, Olldashi u shpreh se, janë mobilizuar mjete të rënda nga ushtria dhe kompani private jo vetëm për të mbajtur të hapura akset nacionale rrugore, por edhe për të bërë të mundur lidhjen e komunave me këto akse.
Ai bëri të ditur se aksi më problematik është ai që lidh Peshkopinë me Kukësin duk konfirmuar se, “po punohet për të hapur këtë rrugë në të dy krahët pasi ky aks është mjaf i rëndësishëm veçanërisht për disa komuna”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›